Mbrëmjen e djeshme Britania e madhe u godit nga stuhia Darragh. Autoritetet britanike i paraljmëruan banorët që të qëndrojnë brenda banesave të tyre dhe të reduktojnë daljet e tyre.
Ndërkohë si pasojë e stuhisë kanë mbetur pa energji elektrike miliona britanikë. Një paralajmërim i rrallë i kuq është lëshuar gjithashtu për erërat e forta që mund të jenë kërcënuese për jetën e njerëzve, shkruan bbc.
Gjithashtu pritet ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të bregdetit të Uellsit dhe pjesë të Anglisë jugperëndimore.