Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj, shpëtuan një 75-vjeçar, i cili ishte hedhur në lumin Buna me qëllim për t’i dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi pasi qytetarët e njoftuan policinë, që mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Dy efektivët u hodhën në ujë dhe e nxorrën nga rreziku të moshuarin, i identifikuar si Bahri Gërbeti.
Pas shpëtimit, 75-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës për asistencë mjekësore. Ai ka thënë se ka tentuar të mbytet për shkak të problemeve personale, por tani është jashtë rrezikut për jetën. I falënderuar për shpëtimin e tij, Gërbeti ka shprehur mirënjohjen ndaj efektivëve që iu gjendën pranë në momentin e duhur.