Nga dosja Sky Ecc dhe Encrochat u arrestuan dhjetëra perosona në Hreqi të cilët dyshohen si anëtarë të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Greqisë, Shqipërisë dhe Spanjës. Nga këto arrestime 47 përdorues janë të paidentifikuar dhe tre prej tyre janë të rëndësishëm.
Dy janë të paidentifikuarit që janë vetëm përdorues të Sky Ecc, konsiderohen si furnizues të rëndësishëm me lëndë narkotike të dy prej grupeve kriminale, njëri i drejtuar nga Aleksandër Pando dhe tjetrit nga Denis Grabocka e Andon Salati.
Ndërsa përdoruesi tjetër i paidentifikuar i platformës Encrochat ezulton si ndërmjetës i transferimit të shumave të mëdha të parave të organizatës kriminale përmes sistemit “Hawala” përmes një dyqani në rrugën “Axarnon nr.101” në Athinë.
Ndërkohë autoritetet greke po punojnë për të identifikuar personat me kodet e tyre me emrin konkret me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.