-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi IDU në Uashington, Vokshi: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira, që nga viti 2013

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi gjatë fjalës së mbajtur në takimin Bashkimit Ndërkombëtar i Demokracisë në Uashington tregoi për situatën politike në Shqipëri. Vokshi theksoi se në Shqipëri mungojnë zgjedhjet e ndershme dhe të lira qëkur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013.

“Shqipëria sot është një nga vendet në botë me të burgosur politikë. Deri tani janë pesë prej tyre, por mos u habisni nëse para zgjedhjeve të ketë më shumë të arrestuar, në burg ose të ndjekur penalisht.

Duke filluar me Berishën, Kryetar i PD-së, e duke vazhduar me Ilir Metën, Kryetar i Partisë së Lirisë, Fatmir Mediun, që është këtu, nuk është i burgosur, por ai dhe unë mund të jemi. Mos u habisni nëse përfundojmë në burg.

Salianji, është në burg vetëm sepse denoncoi vëllanë e ministrit që duhej të vuante dënimin për trafik droge në Itali. Dhe ju e dini rastin e Fredi Belerit, deputet i Parlamentit Evropian, I cili u dënua me 16 muaj burg dhe nuk u lejua të hynte në zyrë edhe pse fitoi zgjedhjet. Media dhe shoqëria civile janë të kontrolluara, korrupsioni është i shfrenuar.

Por ajo çfarë dua të ndalem është: zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk janë organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Vota është e shantazhuar, e kërcënuar dhe e dhunuar.”, tha Vokshi.

Më pas ajo theksoi se Partia Demokratike kërkon dhe mbështet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit