Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim tre persona, A.M., E.C., dhe A.M., të akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Hetimet zbuluan se më 28 shtator 2023, ata transportuan 21.265 kg lëndë eksplozive në Fier. Dy bashkëpunëtorët e A.M. u kapën në flagrancë me një mjet të falsifikuar, ndërsa në brendësi u gjetën tre bidona me benzinë.
Të pandehurit, të dënuar më parë, dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale. Prokuroria kërkon vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.