Uzuni u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e Granada-s. Ai ka shkuar në kuotën e 46 golave në 103 ndeshje.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një postim në rrjete sociale ka uruar Uzunin për këtë arritje.
Duka shprehet se ndihet i lumtur teksa shikon lojtarë të kombëtare të futen në historinë e klubeve të huaja.
“Kënaqësi të shohësh se si lojtarë të Kombëtares tonë të futen në historinë e klubeve të huaja.
Myrto Uzuni, tani autor i 46 golave me fanellën e Granadas, ka vendosur një rekord të ri për klubin spanjoll si shënuesi më i mirë i huaj.
Urime Myrto, uroj të vazhdoni të shënoni gola të tjerë të rëndësishëm me Granadan dhe me Kombëtaren!”, shkruan Duka.