Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili ndodhet në burg ka uruar për 8 dhjetorin, për Ditën Kombëtare të Rinisë.
Meta shpreh mirënjohje për Azem hajdarin, djemtë dhe vajzat që 34 vite më parë vranë frikën dhe e futën Shqiërinë në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ai thekson se kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve.
“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë!
Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.
Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.
Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve.”, shkruan Meta.