Sot me datë 8 dhejtor është Dita Kombëtare e Rinisë. Presidenti Bajram Begaj me anë të një postimi në rrjetine tij social shprehet se 34 vjet më parë studentët progresistë shqiptarë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë.
Begaj thotë që lëvizja popullore që rrëzoi diktaturën dhe çoi në lindjen e pluralizmit, nisi dhe u frymëzua nga studentë.
“Lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte ndezja e flakës së një populli në kërkim të lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.
Më 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, ne nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve që rrëzuan diktaturën dhe festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë.
Sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”
Nder përjetë!”, shkruan Begaj.