Ditën e djeshme një aksident ndodhi në aksin rrugor Pojan-Vlorë, ku humbi jetën një 30-vjeçar dhe u plagos shoferi i makinës. Aksidenti ndodhi në bypassin e Fierit, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Pojanit.
Gjatë aksidentit u plagos shoferi Genti Çela, që u dërgua menjëherë në spitalin e Truamës për mjekim të specializuar. Ndërsa trupi i pajetë i 30-vjeçarit të identifikuar si Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë u gjet disa metra larg makinës tip “BMW”.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar namikën e aksidentit dhe shkaqet, nëpërmjet ekspertizës auto-teknike dhe mbledhjes së provave.
Aksident fatal në Fier, një person humb jetën dhe tjetri plagoset