-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati presidencial në Rumani proteston para një qendre votimi pas anulimit të zgjedhjeve

Kryesoret

Kandidati presidencial në Rumani, Calin Georgescu, politikan i ekstremit të djathtë dhe prorus, së bashku me dhjetëra mbështetës të tij kanë protestuar më 8 dhjetor pranë një qendre të mbyllur të votimit në Bukuresht, pasi u anulua mbajtja e rundit të balotazhit nga Gjykata Kushtetuese në këtë shtet.

Më shumë se 100 persona u mblodhën jashtë një qendre votimi në kryeqytetin rumun më 8 dhjetor – ditën që paraprakisht ishte vendosur të mbahej rundi i balotazhit – duke brohoritur “poshtë diktatura”, “ne duam të votojmë” dhe “hajna”.

Georgescu, komentet proruse të të cilit kanë nxitur protesta të mijëra personave, kryesisht të rinjve rumunë, në ditët e fundit, tha se autoritetet anuluan zgjedhjet sepse ata kanë frikë se ai do të fitojë.

“Jam këtu në emër të demokracisë dhe gjithmonë do të jem”, tha Georgescu para gazetarëve teksa qëndronte para qendrës së votimit.

Georgescu, që garoi si i pavarur, fitoi rundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 24 nëntor, duke dalë para reformistes, Elena Lasconi, e cila vjen nga radhët e partisë së qendrës së djathtë, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë.

Gjykata Kushtetuese më 6 dhjetor anuloi të gjithë procesin e zgjedhjeve presidenciale.

Gjykata tha se vendimi u mor pasi ishin përdorur teknologji të paligjshme digjitale, përfshirë inteligjencë artificiale, por ishin përdorur edhe “burime të padeklaruara të financimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit