-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhet e “pajtimit” nga lideri i ri në Siri

Kryesoret

Nuk u deshën më shumë se dy javë që forcat e xhihadistëve dhe grupeve të tjera opozitare, në të cilat Turqia ruan një bazë të fortë, të avancojnë nga Idlibi në Damask, të përmbysin regjimin e Bashar al-Assad dhe ta çojnë atë në arrati.

Për habinë e të gjithë vëzhguesve të jashtëm, ky ndryshim shumë i shpejtë, por “i butë” për standardet e Sirisë tashmë sinjalizon një situatë të re politike për vendin, por pa krijuar ende tablonë e plotë të marrëdhënieve të reja që të rinjtë do të krijojnë në rajon.

“Nuk më pëlqen t’i atribuoj aftësi magjike asnjë lidershipi dhe as nuk besoj se për çdo gjë që ndodh në planet ka gjithmonë një plan shumë të mirëorganizuar pas tij”, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Konstantinos Filis.

“Pyetja shumë e madhe të cilës nuk i jam përgjigjur, dhe as drejtuesit e lartë, është se ku financohet Al-Julani dhe organizata xhihadiste HTS. Përgjigja e saktë mund të na tregojë shumë”, vëren ai.

Janë dy pole që përbëjnë forcat e opozitës që arritën të rrëzonin regjimin në Siri. Nga njëra anë, organizata HTS e udhëhequr nga Al-Julani është poli i fortë i grupeve kundër regjimit, por edhe evolucioni i Al-Kaedës dhe Al-Nusra.

Poli i dytë dhe më pak i fuqishëm, i cili nuk duket të jetë i organizuar aq mirë sa xhihadistët, përbëhet nga Ushtria e Lirë Siriane e cila mbështetet de facto nga Turqia dhe ka në radhët e saj edhe Vëllazërinë Myslimane, ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit