Mëngjesin e sotëm u rrëzua regjimi i persidentit sirian Bashar al-Assad, i cili është larguar dhe thihet se ndodhet jashtë vendit. Në lidhje me rrëzimin e qeverisë së Assad ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Në një postim në plaftformën X, Macron shprehet i lumtur dhe u uron paqe dhe liri popullit sirian.
“Shteti barbar ka rënë. Më në fund. I bëj nderim popullit sirian, guximit të tij, durimit të tij. Në këtë moment pasigurie, u uroj atyre paqe, liri dhe unitet. Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme”, shkruan Macron.