Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Albin Kurtin si kandidat të saj për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e vet për kryeministër, e ju me të drejtë pyesni se kush nga ne është më mëritori, më i përgatituri, po më i devotshëmi kush është.
Ne e kemi gjetur kush është, më lejoni që para jush ta prezantoj Albin Kurtin kryeministrin e tashëm, edhe për kryeministër të ardhhëm të Republikës së Kosovës” tha Glauk Konjufca.









