Në mëngjes rreth orës 05:00 një shpërthim me tritol ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Lumgomare në Vlorë. Lokali kishet disa ditë që ishte rihapur, pasi prej kohësh nuk funksiononte.
Raportohen vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen autorët.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.