Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 dhjetorit 2024, në aksin nacional Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, ku një 27-vjeçar ka mbetur i lënduar.
Një automjet tip Mercedes Benz, i cili po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kallamishte, duke u goditur fort. Pas goditjes, pjesa e përparme e automjetit ka pësuar dëme të mëdha, por drejtuesi i mjetit, Marjus Mata, 27 vjeç, ka shpëtuar mrekullisht.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar thyerje në krahun e majtë dhe shembje në disa pjesë të trupit. Ai është transportuar menjëherë me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Testi i alkoolit për Marjusin ka rezultuar negativ.