Departamenti i Shtetit Amerikan ka shpallur non grata ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Artan Grubi. Gjithashtu edhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti.
“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”.
Në listën e zezë të SHBA për Maqedoninë e Veriut brenda një periudhe të shkurtër janë përfshirë disa politikanë dhe biznesmenë të nivelit të lartë, të akuzuar për korrupsion dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Disa nga emrat e njohur janë:
•Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut.
•Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës.
•Orce Kamçev, biznesmen i përfshirë në skandale të ndryshme.
•Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe politikan i njohur.
•Sasho Mijalkov, ish-drejtor i shërbimit sekret.
•Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.
•Lube Boshkovski, ish-ministër i Punëve të Brendshme.
•Xhevat Ademi, ish-deputet.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar se lista është dinamike dhe mund të zgjerohet me emra të tjerë që janë nën hetime për korrupsion dhe krime të tjera.