-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Në fillim të vitit, një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë PD

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi po zhvillon takime në Parlamentin Britanik dhe është takuar me deputetët Martin Vickers dhe Stephen Gethins. Bardhi shprehet se Britania është një shembull i demokracisë dhe ne nuk kemi shumë për të mësuar prej tyre.

“Nevoja për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie kujdestare që adreson rekomandimin kyç të OSBE-ODIHR për ndalimin e përdorimit të shtetit në zgjedhje; shteti ligjor dhe një sistem drejtësie i pavarur; si dhe shqetësimi për largimet masive të shqiptarëve, kryesisht të rinjve për shkak të pamundësive ekonomike dhe meritokracisë, ishin disa nga çështjet që diskutuam.”, thotë Bardhi.

Ai ka falenderuar deputetin Martin Vickes për mbështetjen që i kanë dhënë partisë Demokratike në Mbledhjen Ekzekutive të IDU për miratimin e Rezolutës për Shqipërinë.

“Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë Shqipërinë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, me qëllim thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy partive tona.”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit