Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e së hënës në Glyfada, Greqi, ku pas të shtënave me armë janë raportuar dy të vdekur dhe një i plagosur. Incidenti ka ndodhur jashtë një supermarketi në kryqëzimin e rrugëve Nikosia dhe Mikra Asia, ku dy persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Policia greke ka njoftuar për ngjarjen dhe ka arrestuar dy kurdë, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë ngjarje. Hetimet janë duke vazhduar dhe dyshohet se të shtënat mund të kenë lidhje me një përplasje të armatosur për larje pazaresh, ndërkohë që mediat raportojnë se nuk bëhet fjalë për grabitje.