Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me shpalljen në Listën e Zezë të Artan Grubit dhe gjykatësit Enver Bexheti.
“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin,” shkruan ambasadorja Ageler.