-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I riu u filmua i dhunuar, policia sqaron: Goditi efektivin

Kryesoret

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një i ri me shenja dhune në fytyrë mes efektivëve të policisë.

Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur më 5 dhjetor 2024, në rrugën “Myslym Keta”, kur shtetasi Fatjon Gjuzi u përfshi në një aksident me mjetin që drejtohej nga shtetasja R. M. Pas përplasjes, Gjuzi ka larguar mjetin nga vendi i ngjarjes, por më vonë është rikthyer për të debatuar me drejtuesen e mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por Gjuzi ka ofenduar dhe ka goditur me grushte një punonjës të policisë. Më pas, ai është shoqëruar në komisariat, ku pas kryerjes së testit të alkoolit, janë konstatuar vlera pozitive: 0.82 mg/l, 0.66 mg/l dhe 0.71 mg/l.

Për këto veprime, Gjuzi është arrestuar për “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt”. Punonjësi i policisë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor për 10 ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit