Policia Rrugore e Tiranës ka raportuar për masa të rrepta gjatë javës së kaluar, duke vendosur rreth 1.800 gjoba në ditë, me gjithsej 12.500 masa administrative për shkelje të rregullave të trafikut.
Gjatë operacioneve, janë arrestuar 25 persona, përfshirë ata që drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit dhe ata që ishin pa patentë.
Po ashtu, janë bllokuar 12 automjete dhe janë regjistruar 730 shkelje për shpejtësi të tepërt.