Avionët luftarakë holandezë F-35 kanë interceptuar tre avionë luftarakë rusë mbi Detin Balltik, duke shënuar incidentin e dytë ajror në këtë rajon në pak ditë.
Avionët holandezë i shoqëruan tre bombarduesit rusë nga distanca nëpër ujërat ndërkombëtare deri në kufirin e rajonit të përgjegjësisë së NATO-s. Avionët F-35 të Holandës kanë patrulluar kufirin lindor të NATO-s.
“Ne jemi krenarë që forcat tona ajrore janë të gatshme të ruajnë hapësirën e përbashkët ajrore të NATO-s.Siç u dëshmua edhe një herë të premten, trupat ruse janë aktive në mënyra të ndryshme pranë hapësirës ajrore të NATO-s”, tha ministri holandez i mbrojtjes Ruben Brekelmans në një postim në platformën ‘X’.