Óscar Sánchez Gil, ish-kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik në Spanjë, është arrestuar për lidhje me kartelin shqiptar të drogës. Ai akuzohet për pastrim parash dhe përfshirje në trafikun e drogës, duke ndihmuar që kokaina të kalonte pa pengesa nëpër portet e Spanjës, në këmbim të miliona eurove.
Hetimet zbuluan se Sánchez Gil, i njohur si “El Anodino”, përdorte informacionet që merrte nga pozita e tij për të ndihmuar trafikun e drogës.
Ai ka marrë deri në 1 milion euro për çdo dërgesë, ndërsa hetuesit dyshojnë se pjesë e fitimeve janë fshehur në Dubai, një vend që nuk bashkëpunon me autoritetet ndërkombëtare për hetime dhe ekstradime.