-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim me eksploziv në lokalin e familjes Birçaj, pas ekzekutimit të pronarit

Kryesoret

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur ditën e djeshme në lokalin “The Boss” në shëtitoren e Vlorës, që është në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua në 10 maj 2021. Shpërthimi, që ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktoi dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësisht pa viktima.

Autori i sulmit, që shihet në kamerat e sigurisë, ka lëvizur me biçikletë dhe ka vendosur tritolin me fitil të ndezur. Pas shpërthimit, ai është larguar po me biçikletë, ndërsa hetuesit po punojnë për të identifikuar dhe lokalizuar autorin duke analizuar pamjet e sigurisë.

Ky sulm ka ndodhur tri vjet pas ekzekutimit të Bledar Birçajt, që u vra me breshëri kallashnikovi në makinë, në një atentat që ende mbetet i pazbardhur. Hetimet për vrasjen e Birçajt, ku gjithashtu ishte i pranishëm ish-efektivi i Antidrogës, Granit Deromemaj, nuk kanë çuar ende në identifikimin e autorëve. Pista kryesore e hetimit ka qenë lidhja e Birçajt me konflikte të mundshme në Spanjë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit