-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi i rafinerisë në Firence, 2 të vdekur, 26 të plagosur dhe 3 të zhdukur

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm një shpërthim ka ndodhur në një kantier të një prej rafinerive të kompanisë italiane të hidrokarbureve, “Eni”, në Calenzano. Nga ky shpërthim kanë vdekur 2 persona, janë plagosur 26 dhe janë zhdukur tre të tjerë.

Nëntë të plagosurit që u shoqëruan me ambulanca në spitalet e zonës, dy prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë, 17 persona të tjerë u paraqitën vetë në ambientet spitalore për të marrë trajtim mjekësor.

“Zjarrfikësit kanë shuar flakët për të shmangur përhapjen në depozitat aty pranë. Teknikët nga agjencia jonë rajonale e mbrojtjes së mjedisit janë në vend për të vlerësuar efektet e mundshme të ndotësve, duke përfshirë çdo efekt në rrugët ujore. Shpërthimi u ndje edhe në qytete larg vendit ku ndodhi”, tha presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani.
Në orët e vona të pasdites është identifikuar një nga viktimat, 51-vjeçari Vincenzo Martinelli, i cili ishte shofer i një çisterne dhe jetonte në Prato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit