Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti në një postim në rrjetin e tij social shprehet se në qeverisjen e Berishës si kryeministër do të hiqen taksat e larta.
Teliti shkruan se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes 2025-2029 të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike do të hiqet taksimi progresiv dhe do të rithehet taksimi i sheshtë prej 10%.
“1. Anullimi i taksimit vrastar progresiv dhe rikthimi i taksës së sheshtë 10% mbi të ardhurat dhe fitimin,
-
Anullimi i cdo lehtësie fiskale klienteliste dhe korruptive ndaj miqve te oborrit dhe oligarkëve,
-
Thjeshtimi procedurave burokratike duke i thënë mjaft “taksimeve të fshehta” dhe rikthimi drejt parimeve të konkurrencës së lirë e të ndershme për secilin sipërmarrës në treg,
-
Largimi “ceremonial” i patronazhistëve nga administrata publike, ulja e ndjeshme e shpenzimeve operative dhe eliminimi i shpenzimeve të luksit,
-
Pezullimi i menjëhershëm i pagesave dhe më pas edhe anullimi me vendim gjykate i koncesioneve PPP korruptive dhe klienteliste, duke filluar me inceneratorët dhe sterilizimin,
-
Heqja me ligj e të drejtës për të miratuar cdo PPP të pakërkuar,
-
Futja e garës në prokurimet publike me të paktën 3 ofertues dhe monitorim rigoroz i zbatimit të cdo kontrate publike,
-
E sidomos implementimi i një modeli të ri të shpërndarjes si të të ardhurave ashtu edhe të shpenzimeve publike, ku fokus do marrin shtresat me të ardhura të ulta (minimumi jetik dhe rritja reale e pensioneve), sipërmarrja e ndershme shqiptare dhe krijimi i kushteve për thithjen e investimeve të huaja.”, shkruan Teliti.