Presidenti Donald Trump në rihapjen e katedrales Notre-Dame në Paris u takua edhe me kryeministren e Italisë George Meloni. Trump tha se takimi ishte i shkëlqyer dhe se ia kaloi mirë me Melonin.
New York Post shkruan, që Trump ka thënë që gjatë ceremonisë më shumë kohë ka kaluar me Melonin dhe e ka cilësuar si një person “energjik” dhe një “zjarr të gjallë”.
Ndërsa Meloni e ka cilësuar takimin me Trump dhe biznesmenin Elon Musk si një “dialog të këndshëm”. Gjithashtu në llogarinë e saj në Instagram Meloni ka postuar një foto të buzëqeshur me liderin e sapozgjedhur amerikan.