Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin e tij social në facebook për Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.
Basha shprehet se shqiptarët kanë humbur 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes. Ai ka thekson se Demokratët Euroatlantikë kanë një plan konkret për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar mirëqeverisjen që shqiptarët meritojnë.
“Themelojmë Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar dhe kthyer në arkën publike çdo pasuri të grabitur nga shqiptarët;
Krijojmë Gjykatën e Kontrollit të Shtetit, duke i dhënë Kontrollit të Lartë të Shtetit fuqi ekzekutive për të zbatuar menjëherë vendimet dhe për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike;
Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia”për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë;
Verifikimi i kontratave koncesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike dhe anullimi i çdo kontratë korruptive;
Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abuzive;
Rishikimi i kuadrit ligjor për pjesëmarrjen e operatorëve off-shore në tendera dhe koncesione;
Çdo kontratë abuzive do të jetë subjekt i ligjit Anti-Mafia;
Heqim imunitetin e deputetëve dhe çdo zyrtari të lartë, duke i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të pandikuar nga SPAK për çdo akt korrupsioni;
Zbatojmë Vetting-un për politikanët, për të pastruar politikën nga individët që kanë abuzuar me pushtetin e tyre;
Forcojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin me SPAK dhe GJKKO, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin;
Rishikim i Kodit Penal për ashpërsim të masave për të gjitha veprat e korrupsionit aktiv dhe pasiv.”, thotë Basha.