Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali reagoi pas publimit të opinionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës dhe u shpreh se sot u vërtetuan shpifjet dhe akuzat.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka reaguar për postimin e Spiropalit dhe shprehet se kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias ta kuptojë dhe ta zbatojë.
Bardhi shprehet se dezinformimi i saj tregon se ka një tentativë për të vijuar në mbrojtjen e paprecedentë ndaj deputetëve që shkelin kushtetuesen për personale, kundër asaj që Komisioni i Venecias këshillon.
“Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim: Të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç këshillon në opinionin e tij edhe Komisioni i Venecias. Çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përhumbja nga detaje pa thelb nuk ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe as të shtetit ligjor.”, thotë Bardhi.