Pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias, deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka reaguar duke theksuar se Komisioni i Venecias ka shprehur qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar.
“Theksohet parimi se deputetët janë të lirë të votojnë. Komisioni i Venecias konstaton se Kuvendi e njeh detyrshmërinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën”, tha ndër të tjera Bushka.