-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjuha shqipe në RMV, Rama: Çështje e materies që ka mbajtur bashkë dy popujt shtetformues

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në një aktivitet me të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi” tha se gjuha shqipe nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese apo e përkohshme e partive politike.

Rama u shpreh se partirë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet, por gjuah shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar që të ushqejë një frymë mes maqedoanseve dhe shqiptarëve. Ai theksoi se Arbën Xhaferi vendosi një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe ky gur nuk duhet të preket.

“Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, por gjuha shqipe në Maqedoninë e veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve. Në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit të dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriu në sistemin e vlerave perëndimore, poltike etike e kulturore. Kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthe juridike që tanimë i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, por unë këta të dy kam si dy kokat e shqiponjë së Ohrit, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe e shtet ndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut sot. Nuk u vendos nga Xhaferri dhe Ahmeti, por nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Xhaferri dhe të vendosur në male nga Aliu dhe maqedonasve të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre më të lartë të kohës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit