Oficeri jashtë detyrës nga komisariati Cristoforo Colombo Idajet Hasa teksa po kthehej dje në Romë rreth orës 13:30 nga fundjava me familjen në Melfika shpëtuar një zonjë brenda një makinë të përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën afër Santa Maria capua Vetere (Caserta). Polici ka shkuar në makinën e përmbysur dhe ka gjetur një burrë në gjendje konfuze, pasi nëna e tij ishte bllokuar brenda. Më pas polici e ka nxjerrë zonjën dhe ka njoftuar policinë rrugore, zjarrfikëset dhe shërbimet mjekësore.
Në lidhje me këtë veprim ka reaguar edhe ministri i brendshëm italian Matteo Piantedosi, që thotë se polici shqiptar është treguar një hero dhe ka nderuar uniformën e policëve.
“Polici po kthehej në Romë përgjatë autostradës A1 kur pa një automjet të përmbysur të rrethuar nga tymi. Brenda kabinës së pasagjerëve ndodhej një zonjë e moshuar, e bllokuar nga shpërthimi i airbag. Pa hezituar, Idajeti, një polic i komisariatit të Colombos, e ndihmoi të dilte nga automjeti, duke e qetësuar derisa ambulanca mbërriti në vend. Një gjest që më shumë se shumë fjalë dëshmon për vlerat e solidaritetit dhe bujarisë që gjallërojnë gratë dhe burrat e organeve tona ligjzbatuese!”, shkruan ministri italian.