Një shqiptar është dënuar me 12 muaj burg me kusht nga gjykata në Volos të Greqisë për përndjekjen dhe kërcënimin e një 40-vjeçareje. Ai është ndaluar të afrohet më afër se 50 metra nga gruaja dhe të komunikojë me të.
55-vjeçari akuzohet se e ka kërcënuar gruan duke i thënë se do ta zhvishte dhe do ta linte lakuriq në fshat. Pas një ngacmimi të vazhdueshëm prej muajsh, gruaja e denoncoi pasi ai e goditi në bark dhe e kërcënoi më shumë. Ajo ka treguar se u përpoq të zgjidhte çështjen vetë për të shmangur një grindje me bashkëshortin, por frika nga autori e shtyu të bënte denoncimin.
“Më kapi dorën dhe më kërkoi të bënim seks. Një herë tjetër më kërcënoi se do të më zhvishte dhe do më linte lakuriq në fshat. Po përpiqesha ta zgjidhja vetë për të shmangur një grindje me burrin tim. Kam frikë nga ky njeri”, tha ajo.
“Unë do ta fus burrin tënd në burg”, i tha ajo
I pandehuri mohoi akuzat, duke thënë se ajo e kishte sharë dhe ai e kishte përshëndetur. Dy familjet kishin marrëdhënie të mira deri kur një konflikt për një vend parkimi çoi në përçarje.