-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legjenda e Turqisë, Belozoglu, kritikon Federatën për sulmin ndaj Manajt

Kryesoret

Emre Belozoglu, ish-lojtari i Fenerbahçes dhe i kombëtares turke, ka reaguar ndaj kritikave dhe sulmeve që ka marrë Rei Manaj pas një faulli ndaj Barish Alper Jillmaz. Belozoglu, i cili tani është drejtor teknik i Ankaragücü, ka kritikuar Federatën Turke të Futbollit për deklaratat me dy standarde që, sipas tij, favorizojnë lojtarët e Galatasaray.

Belozoglu ka theksuar se sulmet ndaj Manajt, duke kërkuar largimin e tij nga Turqia, janë të ekzagjeruara. Ai e krahasoi këtë situatë me ngjarje të tjera të ngjashme, duke theksuar se Federata nuk ka reaguar në të njëjtën mënyrë kur lojtarët e huaj kanë goditur lojtarë të Fenerbahçes. “Kur vesh fanellën e Fenerbahçes dhe një i huaj të godet, Federata nuk bëri një deklaratë të tillë,” tha ai, duke mbështetur që Manaj nuk duhet të trajtohet ndryshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit