-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opinioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, Spiropali:Sot morën përgjigje të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të opinionit nga Komisioni i Veneciss në lidhje me çështjen emandatit të Olta Xhaçkës. Spiropali thekson që është e qartë që qëndrimi nuk ishte as politik, as partiak por ksuhtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit.

Ajo shprehet se gjykata kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në mënyrë të caktuar dhe kjo është lexuar si një ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, duke e cilësuar si një vendim të pazbatueshëm për shkak të pamundësisë për të imponuar një rregull që detyron deputetin se si të votojë.

“Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time.
Kam bindjen se ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen.”, thotë Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit