Zëdhënësja për anti korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat tha se kryetari i bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi shpërfill arrestin dhe shkon në zyrë. Vangjeli u shpreh se Byberi ka abuzuar me tenderët, për të cilët ka denoncime dhe kallëzime penale në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nga media.
“Edi Rama e mban ende në detyrë një kryebashkiak që është nën arrest shtëpiak, ka thyer arrestin shtëpiak, është nën hetim për procedura tenderimi dhe konflikt interesi, duke mbrojtur në shkelje të ligjit një shkelës të ligjit”, tha Vangjeli.
Deklarata
Që nga data 9 shtator 2024, Rexhë Byberi është në arrest shtëpie për tri akuza: “Shpërdorim detyre”, “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrim të pronës”, duke shkaktuar një dëm financiar prej 2.8 milion euro.
Por, edhe pse ndodhet nën masën e arrestit, më 6 dhjetor 2024, Byberi është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e bashkisë, një fakt që është konfirmuar nga disa media.
Kjo shkelje e vendimit të gjykatës ka ndodhur pasi më 6.12.2024 ishin mbushur plot 3 muaj që ai ishte nën arrest shtëpie dhe nuk ishte paraqitur në detyrë si kryetar i bashkisë, gjë që përbën arsye të shkarkimit sipas Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 62, i cili thotë:
Shkarkimi i kryetarit të bashkisë
Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
Edhe pse ai ka shkelur rëndë ligjin (pikat a dhe b) dhe është i dënuar me një vendim gjykate, ai u mbrojt nga kryeministri Rama. Megjithatë, pasi kaloi afati i 3 muajve, ai e shpërfilli arrestin shtëpiak dhe iu paraqit në detyrë në shkelje të vendimit të gjykatës.
A mjafton kjo shkelje nga Rexh Byberi për të shkarkuar atë nga detyra, apo duhen edhe shkelje të tjera?
Rexh Byberi ka abuzuar në mënyrë të konsiderueshme me tenderët, për të cilët ka denoncime dhe kallëzime penale në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSh) dhe nga media. Po ju rendisim disa prej tyre:
Edi Rama e mban ende në detyrë një kryebashkiak që është nën arrest shtëpiak, ka thyer arrestin shtëpiak, është nën hetim për procedura tenderimi dhe konflikt interesi, duke mbrojtur në shkelje të ligjit një shkelës të ligjit.