Një efektive 22-vjeçare e Policisë ka ndërruar jetë këtë të martë në spitalin e Traumës, pas një rënieje aksidentale para disa ditësh te Piramida.
Ajo po merrte trajtim në spital për më shumë se një javë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas burimeve, 22-vjeçarja ka qenë jashtë shërbimit në momentin e incidentit.