Pas reshjeve të dendura të dëborës në veri të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka apeluar për drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Ai theksoi se grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa.
“Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet”, shkruan Rama.