-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Hall i madh i detyron që ta lexojnë si fitore edhe shuplakën e Komisionit të Venecias

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në rrjetin e tij social në facebook shprehet se mazhoranca e lexon si fitore edhe shuplakën e Komisionit të Venecias. Sula thotë që Komisioni i Vnecias e ka thënë qartë se të gjitha autoritete janë të detyruara të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe Parlamentin.

“Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta.”, shkruan Sula.

Ai thekson se pajtueshmëria e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet në Parlament me votën e shumicës parlamentare.

“Abuzimet e mazhorancës janë të qarta, ndërkohë çdo vonesë për tia dërguar Gjykatës Kushtetuese vlerësimin nëse deputetja e PS është apo jo në kushtet e heqias së mandatit si deputete është një mbrojtje e pandershme dhe trajtim jo i barabartë para ligjit”, shkruan Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit