-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

33-vjeçari gjen vdekjen pas ngacmimit të gruas së shokut, zbardhet krimi në Durrës

Kryesoret

Dëshmia e Majlind Habibit, i arrestuar për vrasjen e shokut të tij Branko Shkoza, ka zbardhur ngjarjen tragjike që ndodhi më 2 dhjetor në Spitallë të Durrësit. Habibi ka pranuar se shkak për vrasjen e 33-vjeçarit u bë një konflikt për ngacmimin e gruas së tij nga viktima, i cili, sipas dëshmisë, e ofendoi rëndë.

Pas një sherri të përshkallëzuar, ai e shtyu viktimën nga ura, duke e lënë të bie në kanalin e ujërave të zeza. Trupi i Branko Shkozës u gjet tre ditë më vonë, pas kërkimeve intensive.

DËSHMIA E AUTORIT

“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Me tha ‘shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote’.

Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur. Thashë me vete se do ngrihet prapë, se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi. Shkova sërish ditën e dytë te vendi ku u përleshëm e pashë që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi.

Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur. Më kapi paniku. Kur e gjetën trupin e tij dhe e mori policia e ambulanca thashë nuk kanë për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rënë vetë, se edhe pinte alkool. Jam penduar shumë, por nuk i kisha asnjë borxh. Më kishte rënë në qafë”, bëhet me dije se ka deklaruar autori para hetuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit