Një 45-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të shmangte ndalimin nga uniformat blu.
Gjatë ndalimit, iu bë testi i alkoolit, ku rezultoi i dehur. Po ashtu, gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë, një elektroshok dhe një thikë.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.