-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjet një banesë në Korçë, banorët: U frikësuam, të ndihmohet komshiu

Kryesoret

Pasditen e sotme një zjarr ka rënë në një banesë në qytetin e Korçës. Zjarri ka rënë në banesën e Andrea Lakos, i cili jeton vetëm dhe ka probleme të mëdha ekonomike.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndje elektrike, pasi pallati është i vjetër dhe instalimet janë jashtë kushteve. Një grua e moshuar është transportuar në spiatl pasi nga tymi i denduar ka pasur problme me frymëmarrjen.

“Ne këtu e morëm vesh, ishim në shtëpi, kur dolëm jashtë, “zjarr, zjarr!” Morëm zjarrfikësen në telefon dhe e pyetëm zotin e shtëpisë se si ishte puna. Ai tha: “Dola nga shtëpia për të shkuar të marr bukë, dhe kur u ktheva, pashë zjarr.” Dolën të gjithë, erdhi dhe zjarrfikësja… Ne u frikësuam se ishte gjithë tym dhe zjarr. Mezi nxorëm plakën. Ai është i vetmuar, gjynah, dy fëmijët i ka në burg, dy djem, dalin e fshihen rrugëve. Çfarë do bëjë ai me 200 mijë lekë tani? Mbeti fare, ne e ndihmonim, ndonjë drekë a çfarë të mundnim. Ai është kot, gjynah, ku e gjeti ne ai?! Është njeri pa njeri…”, tha një banor i pallatit.

Një tjetër thekson se problemi me instalimet elektrike të pallatit është i njohur dhe ka shqetësuar të gjithë ata që jetojnë aty, pasi janë të vjetra. Ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe Prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili ka inspektuar situatën.

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, e moshuara dërgohet në spital

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit