Dy shqiptarë nga Kosova janë proceduar penalisht pasi tentuan të kalonin kufirin shqiptar me 21.000 franga zvicerane pa i deklaruar.
Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “BMW”, i drejtuar nga M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër, dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, Policia Kufitare zbuloi paratë e pa deklaruara.
Sasia e parave u sekuestrua dhe materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit për veprime të mëtejshme, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.