Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për Klajdi Serjanin dhe Euxhenjo Manushin, të cilët u kapën me 1 kilogram kokainë në Tiranë.
Dy të rinjtë dyshohet se shisnin kokainën, jo vetëm te rinjtë, por edhe te persona të njohur. Në seancë, ata pretenduan se lënda narkotike ishte për përdorim personal, por gjykata nuk e pranoi kërkesën për masë më të butë sigurie.
Pas konfiskimit të lëndës narkotike dhe celularëve të tyre, hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e çështjes.