Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të rëndë në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, duke bllokuar lëvizjen e banorëve dhe pezulluar mësimin në kopshtin më të madh të qytetit.
Uji ka mbuluar 11.2 hektarë të bllokut të banimit, ndërsa problemi ka lindur nga kanalizimet e bllokuara nëntokësore, një situatë e përsëritur çdo herë që ka reshje shiu.
Pasojat kanë prekur edhe edukimin, pasi mësimi është pezulluar për shkak të ujit që ka depërtuar në ambiente të brendshme të kopshteve.