-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trupi i Saimir Sulës mbërriti pa zemër, familjarët protestojnë për hetim

Kryesoret

Familjarët e Saimir Sulës dhe qytetarë kanë protestuar para Kryeministrisë, duke kërkuar një autopsi të dytë për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij misterioze.

Saimir Sula, një i ri shqiptar, ka ndërruar jetë më 8 maj 2020 në Spitalin del Mar në Barcelonë, pas një testi negativ për COVID-19. Ai ishte shoqëruar nga motra e tij, Majlinda, dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të temperaturës.

Pas 18 orësh, motra e tij është informuar për vdekjen e papritur, ndërkohë që ekipi mjekësor ka tentuar të djegë trupin e tij në mënyrë të shpejtë, një kërkesë që Majlinda e refuzoi për shkak të mavijosjeve që kishte vërejtur në trupin e vëllait.

Kur trupi mbërriti në Shqipëri, u zbulua se ai kishte mbërritur pa zemër, çka ngriti dyshime për mundësinë e ndonjë abuzimi apo gabimi mjekësor. Familja e Saimir Sulës ka kërkuar shpjegime nga autoritetet spanjolle, ndërsa ka denoncuar ngjarjen përpara autoriteteve në Barcelonë dhe në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit