Policia e Durrësit ka goditur tre raste të tjera të zhvillimit të lojërave të paligjshme të fatit nëpër lokale.
Dy persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi u kapën në flagrancë në tre lokale, duke vendosur baste ilegale online me telefona. Të arrestuarit janë E. P., 38 vjeç, dhe R. H., 60 vjeç, të dy banues në Durrës.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar 6 telefona celularë që përdoreshin për bastet e paligjshme. Materialet iu kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërsa dy të arrestuarit dhe katër të tjerët po përballen me akuza për “organizimin e lotarive të palejuara”.