-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Duka shpreh ngushëllime pas humbjes së futbollistit Erjon Morina

Kryesoret

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe klubit KF Vushtria për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri dhe të talentuar, Erjon Morina.

Morina, i cili humbi jetën pas një sulmi në zemër gjatë stërvitjes me ekipin e tij, ka lënë një ndikim të madh në botën e futbollit, duke u kujtuar për pasionin dhe energjinë që investoi në këtë sport.

Telegrami i ngushëllimit të Presidentit Duka:

Why You Should Get An Unsold Camper Van
Camper Van Deals | Search Ads
Turan: Discover Second Hand Rolex Options
Second Hand Rolex | Search Ads
Sponsored Links
I nderuar President, i dashur Agim,

Me dhimbje të thellë mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri dhe të talentuar, Erjon Morina, i cili, pas një beteje të gjatë për jetën, nuk ia doli të mundë sulmin në zemër që e preku gjatë stërvitjes me ekipin e tij, FC Vushtrinë.

Në këtë momente të vështira për të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë, më lejoni që në emrin tim, por edhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, klubeve tona dhe familjes së madhe të futbollit shqiptar, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe e të parakohshme.

Zemrat tona janë me familjen Morina, Klubin Vushtria, miqtë dhe bashkëlojtarët, të cilët po përjetojnë këtë humbje të madhe dhe të papritur. Erjoni, edhe pse i ri, la një ndikim të madh në botën e futbollit dhe do të kujtohet gjithmonë për pasionin, energjinë dhe dashurinë që kishte për sportin.

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimin më të thella për këtë humbje të rëndë.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe nderim, si një futbollist që e dha gjithçka për të realizuar ëndrrat e tij.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

 

Armand Duka

President

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit