E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
VanHorn është shprehur se të gjithë mund të angazhohen në forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi. Ajo nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve. Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri.” thuhet nga ambasada amerikane.