Një amerikan i zhdukur është gjetur në Siri, sipas NBC. Amerikani është identifikuar si Travis Nga Misuri dhe ka treguar se ishte burgosur, por ishte trajtuar mirë.
Sipas NBC, ai nuk ka pranuar që të tregonte mbiemrin dhe ka thënë që nuk ishte gazetar. Ai u gjet në qytetin Dhiyabia, pak jashtë Damaskut nga korruspondenti i huaj i NBC News dhe u gjet i ulur në një shtrat në një dhomë.
Gjithashtu ka shpjeguar se kishte qenë në Evropë përpara se të shkonte në pelegrinazhin e tij dhe të udhëtonte nga Libani në Siri në fund të majit, por u pa nga një roje kufitare dhe u ndalua.









